Themelimi
Spitali Special “Fati Im” filloj së funksionuari si Institucion Shëndetësor për herë të parë në vitin 1992. Fillimisht ishte një qendër e vogël mjekësore me një ordinancë gjinekologjike. Gjate viteve të para të punës tek “Fati Im” kryheshin vizita dhe ultrasonografi gjinekologjike nga Dr. Afrim Muhaxhiri,dhe ultrasonografi abdominale nga Dr.Gezim Lipoveci.
ZGJERIMI
Në vitin 1994 në kuadër të FATI-IM funksionalizohet salla e operacionit dhe lindjes me Dr.Ilir Beqiri-Anesteziolog, Dr.Hasan Manxhuka Gjinekolog, dhe menjëherë pas këtij viti më 1995 themelohet laboratori Biokimik-endokrinologjik rne Dr.A Kotori-Biokimist.
LUFTA NE KOSOVE
Në vitin 1999 objekti pëson dëmtime të rënda si pasojë e luftës në Kosovë dhe më pas renovohet.
ZGJIERIMI NE QYTETET TJERA
Pas periudhes së luftës stafi i Institucionit Shëndetësor “Fati Im” filloj të rritej dhe poashtu degët e tij u zgjeruan në vitin 2000 në Prishtinë. Në Prishtinë u hap Poliklinika Gjinekologjike Obstetrike dhe Laboratori Klinik. Mbas vitit 2000 dhe tani në këtë Institucion së bashku me Dr. Afrim Muhaxhirin punojnë Dr.Musa Miftari – Urolog, Dr.Naser Rafuna – Gjinekolog, Dr. Mentor Kotori – Gjinekolog,
FILLIMI ME TFAM
Në korrik të vitit 2003 fillohet per here te pare me aplikimin e metodes se IVF-it per trajtimin e infertilitetit e cila rezulton me shtatëzani qe ne grupin e parë.
LINDJA E PARE NGA TFAM
Me 05 Shkurt 2004 Iind beba e parë e frytnuar me TFAM në Kosovë. Që nga ky vit Spitali Special “Fati IM” ofron mundësitë për trajtimin e infertilitetit bashkëkshortor përmes Teknikave të Reproduksionit të Asistuar si IUI, TFAM dhe Laser Assisted Hatching.
HAPJA E SPITALIT NE 2007
Në vitin 2007 Institucioni FATI IM ndërton objektin e ri me 900 m2 kur edhe fillon së operuari Spitali Special për Gjinekologji, Infertilitet dhe Endokrinologji “FATI IM” i cili disponon me infrastrukturë moderne, me një potencial të cilësisë së lartë, dhe me kuadro mjekësore me pervojë profesionale nga vendi dhe jashtë të cilët punojnë me devotshmëri në mbarëvajten e tij.
LABORATORI NE PRIZREN
Në vitin 2012, FATI-IM hap laboratorin e ri ne qytetin e Prizrenit.
SPITALI I RI
Qe nga data 01.11.2020 filloj puna intensive ne Spitalin e ri FATI IM ne Prishtine.