Mënyra sesi ushqehet një fëmijë prej ditëve të para të jetës e determinon shëndetin e tij të mëtutjeshëm, prandaj nga ekspertët sugjerohet që fëmija të ushqehet me qumështin e gjirit pasi që është më afër natyrës dhe i përmbushë të gjitha nevojat e tij.
Në ditët e para të jetës nëna përmes kulloshtrës transmeton te fëmija antitrupa që i ndihmojnë në ngritjen dhe forcimin e imunitetit.
Në rastet kur ushqyerja me qumësht gjiri është e pamundur dhe atëherë kur janë shterur të gjitha mundësitë për ushqyerje ekskluzive me qumësht gjiri atëherë opsioni i vetëm i pranuar është qumështi formulë.
Një fëmijë që nuk mund të ushqehet me qumësht gjiri nuk duhet asesi të konsumoj qumësht lope para vitit të parë të jetës.
Qumështi i lopës si ushqim primar para vitit të parë të lindjes mund të shkaktojë deficit të kalciumit, rakitizëm, anemi sideropenike, intolerancë në proteina të qumështit dhe probleme të tjera.
Qumështi i lopës në përmbajtje ka kripëra që i mbingarkon veshkët ende të njoma të posalindurit dhe gjithashtu ngarkon edhe organet e tretjes.
Ky qumësht është i varfër për nga prezenca e acideve yndyrore, vitaminës D, jodit, hekurit dhe materieve të tjera të nevojshme për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.
Është shumë e rëndësishme që deri në muajin e gjashtë të jetës fëmija të ushqehet ekskluzivisht me qumësht gjiri apo formulë dhe pastaj të fillohet ngadalë me testimin e ushqimeve dhe ushqyerjen e rregulltë, të gjitha këto duke qenë në konsultë të vazhdueshme me mjekun pediatër.
Qumështin e lopës mund të konsumojë fëmija pasi të ketë mbushur 12 muaj dhe atë gradualisht duke e përgatitur dhe mësuar organizmin e tij.
Në spitalin ‘’FATI IM’’ ju mirëpresin mjekët pediatër me përvojë dhe profesionalizëm të dëshmuar.
Objekti ynë gjindet rrugës për në Çagllavicë(shih harten me poshte) apo mund të kontaktoni në numrat e telefonit +383 45 322 250 dhe +383 48 322 250.