A MUND TË PLANIFIKOJMË SHTATZANINË GJATË PANDEMISË?
Pandemia COVID-19 e ka ndryshuar jetën e secilit njeri, ka ndryshuar mënyrën si sjellemi por edhe planet tona. Shumë çifte drejtohen te gjinekologu për të kërkuar sqarime rreth planifikimit familjar në kohën e pandemisë.
Zakonisht çifti i bënë këto pyetje:
A mund të planifikojmë shtatzëninë gjatë kohës së pandemisë?
Planifikimi i shtatzënisë ndikohet nga shumë faktorë e shumica janë personal dhe familjarë, prandaj nëse çifti vlerëson se është gati në vizitat parakonceptuale me mjekët e spitalit ‘’FATI IM’’ do të marrin udhëzime profesionale për mbrojtje nga virusi, për menaxhim të stresit dhe për një shtatzëni të shëndetshme.
Nëse infektohem a mund të rrezikoj beben?
COVID-19 është diçka e re për botën por edhe nga përvoja në vend edhe në botë është treguar se në shumicën e rasteve shtatzënat e kanë kaluar këtë virus pa komplikime dhe se bebat nuk janë prekur.
Procesi i lindjes a mund të ndikohet nga stresi që po e përjetojmë?
Stresi mund të ndikoj negativisht te ju dhe te bebja juaj prandaj është e rëndësishme të qëndroni në kontakt me mjekun tuaj gjinekolog për të marrë sqarimet e duhura në çdo etapë të shtatzënisë.Në spitalin ‘’FATI IM’’ ju do të keni qasje në informata dhe këshilla profesionale sa herë që keni nevojë. Si fillim merruni me diçka që ju jep kënaqësi psh, dëgjoni muzikë, këndoni, vallëzoni, lexoni apo bisedoni në distancë me një mike të mirë. Shumë fat në rrugëtimin tonë të përbashkët.
SPITALI ‘’FATI IM’’