RRETH NESH

Pse ``FATI IM``?

Sepse spitali “FATI IM” punon duke u bazuar në aftësitë e dëshmuara profesionale të stafit si dhe të bashkëpunëtorëve profesional nga gjithë bota. Duke pasur parasysh infrastrukturën moderne që disponon, ‘’FATI IM’’ ofron mundësitë më të mira për trajtim të infertilitetit bashkëshortor përmes Teknikave të Reproduksionit të Asistuar si IUI (Intra Uterine Insemination) dhe ICSI (Intra Citoplasmic Sperm Injection).

SHERBIMET

Lista e sherbimeve

Spitali Special “FATI IM” ka një staf të mjekëve të lëmive të ndryshme dhe ofron shumë shërbime mjekësore:

Shërbime gjinekologjike
Shërbime pediatrike
Shërbime urologjike
Shërbime internistike

Për më shumë klinikoni më poshtë.

SHËRBIMET LABORATORIKE

Lista e sherbimeve laboratorike

Spitali ‘’FATI IM’’ posedon laboratore të sofistikuara me pajisjet më moderne në treg. Në laboratorin tonë kryhen këto analiza :

Analiza Hormonale
Analizat Serologjike
Markeret e Hepatitit
Analizat Biokimike dhe Hematologjike
Spermogrami
Analizat histopatologjike
Alergjenet

Për më shumë ,ju lutemi të klikoni më poshtë.

TFAM

Teknikat e Frytnimit te Asistuar Mjekesor

Teknikat e Frytnimit te Asistuar Mjekesor

Në klinikën tonë ofrohet shërbimi i Teknikave të Asistuara Mjekësore të cilat janë metoda që përdoren për të arritur deri te shtatëzënia në rast të infertilitetit.
TFAM është teknologji e cila përdoret te çiftet që përballen me problem të infertilitetit.
Për informacione shtesë ju lutemi të klikoni më poshtë.

Mirë se erdhet tek “FATI-IM”

Spitali Special dhe qendër për trajtim të infertilitetit

Spitali Special “Fati Im” filloj së funksionuari si Institucion Shëndetësor për herë të parë në vitin 1992. Fillimisht ishte një qendër e vogël mjekësore me një ordinancë gjinekologjike. Gjate viteve të para të punës tek “Fati Im” kryheshin vizita dhe ultrasonografi gjinekologjike nga Dr. Afrim Muhaxhiri,dhe ultrasonografi abdominale nga Dr.Gezim Lipoveci. Në vitin 1994 në kuadër të FATI-IM funksionalizohet salla e operacionit dhe lindjes me Dr.Ilir Beqiri-Anesteziolog, Dr.Hasan Manxhuka Gjinekolog, dhe menjëherë pas këtij viti më 1995 themelohet laboratori Biokimik-endokrinologjik rne Dr.A Kotori-Biokimist.

FILLIMI I RI

Në vitin 1999 objekti pëson dëmtime të rënda si pasojë e luftës në Kosovë dhe më pas renovohet.

Pas kësaj periudhe stafi i Institucionit Shëndetësor “Fati Im” filloj të rritej dhe poashtu degët e tij u zgjeruan në vitin 2000 në Prishtinë dhe vitin 2012 në Prizren. Në Prishtinë u hap Poliklinika Gjinekologjike Obstetrike dhe Laboratori Klinik. Mbas vitit 2000 dhe tani në këtë Institucion së bashku me Dr. Afrim Muhaxhirin punojnë Dr.Musa Miftari Urolog, Dr.Naser Rafuna Gjinekolog, Dr. Mentor Kotori Gjinekolog, Dr. Fatos Muhaxhiri Gjinekolog, Dr.Thomas Sattler Gjinekolog, Dr.Halim Toro Pediatër, Dr. Ramadan Sopa Patolog, Dr.Mimoza Hoxha-Muhaxhiri Specialiste e biokimisë klinike, Dr.Mentro Spahiu­Endokrinolog si dhe shumë bashkpuntorë vendor e të jashtëm. Ndërsa në Prizren që nga viti 2012 filloi së funksionuari laboratori mjekësor FATI IM.

Kontaktoni me ne qe te caktoni nje termin

DEPARTAMENTET MJEKESORE

Disa nga departamentet mjekesore te spitalit tone

Mr.Sc.Afrim Muhaxhiri

Dr.Halim Toro

DR.Musa Myftari

Dr.Mentor Spahiu

Dr.Mimoza Muhaxhiri

Sevil Kiratli

BESUESHMERIA

Të gjitha shërbimet që ofrohen në Spitalin tonë kryesohen nga mjekët më të besueshëm dhe më të suksesshëm në lëmin e tyre në Kosovë të cilët e kanë dëshmuar punën e tyre me vite të tëra.

Gjithashtu egzaminimet dhe analizat bëhen me paisje të teknologjisë së fundit me një precizitet dhe saktësi te nivelit më të lartë.

DISA NGA MJEKET TANE

Spitali Special ``FATI-IM`` ka nje staf te gjërë me personat më të suksesshëm në Kosovë.

Afrim Muhaxhiri

GJIN/OBS

Fatos Muhaxhiri

GJIN/OBS

Halim Toro

PEDIATER

Ne Spitalin tonë, përveç mjekëve nga Kosova punojnë edhe mjekë nga vendet e jashtme. Spitali jonë ka bashkpunim me mjekun e mirënjohur Gjerman, Dr.Thomas Sattler dhe gjithashtu Prof.Tomaz Tomazevic i cili vie nga Sllovenia.

Por lista e mjekëve nuk mbaron me kaq. Për ta parë listën e plotë të mjekëve tanë, ju lutem klikoni më poshtë.

Besueshmeri 100%
Kualitet 100%
Profesionalizem 100%

ORARI I PUNES

E HENE - 08:00-20:00
E MARTE - 08:00-20:00
E MERKURE - 08:00-20:00
E ENJETE - 08:00-20:00
E PREMTE - 08:00-20:00
E SHTUNE - 08:00-16:00
E DIELL - MBYLLUR

INFO SHTESE

Spitali dhe klinikat tona punojnë rregullisht nga e Hëna deri të Shtunën. Por për të qenë sa më të saktë me oraret e mjekëve tanë, ju lutem kontaktoni përmes telefonit dhe kërkoni informacione shtesë per mjekun që ju nevojitet.

Dëshironi të dini diqka më shumë?

Telefononi tani në(GJK) +377 (0) 45 322 240(PR) +377 (0) 45 322 260(PZ) +377 (0) 45 322 241