RËNDËSIA E ACIDIT FOLIK GJATË SHTATZËNISË
Acidi folik konsiderohet si materie thelbësore e rëndësishme që nuk sintetizohet nga organizmi i njeriut por merret përmes ushqimit apo suplementeve .
Ekspertët në botë thonë marrja e acidit folik para dhe gjatë shtatzënisë redukton rrezikun e keqformimit të tubit nervor.Marrja e acidit folik parandalon problemin e quajtur spina bifida që ndodhë kur shtylla kurrizore e bebes nuk mbyllet plotësisht.
Një përqindje e madhe e defekteve të zhvillimit të tubit nervor mund të parandalohet nëse merret të paktën 0.4 mg/në ditë acid folik.
Gjinekologët këshillojnë që acidi folik të konsumohet të paktën që një muaj para ngjizjes dhe gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Në fakt acidi folik nuk duhet të përdoret vetëm gjatë shtatzënisë por edhe në periudha të tjera pasi që është esencial për një imunitet të fortë e një organizëm të shëndetshëm.
Burime të mira të acidit folik nga ushqimi është brokolli, spinaqi, sallata jeshile, drithërat e të tjera. Acidi folik e lufton aneminë dhe ka një rëndësi të madhe për shëndetin e përgjithshëm.
Shtatzënat veçanërisht nuk duhet të injorojnë marrjen e acidit folik të përshkruar nga mjeku si suplement dhe përmes ushqimeve të shëndetshme në dietën e tyre.
Në spitalin ‘’FATI IM’’ mjekët gjinekologë do të ju sqarojnë në detaje çdo hap që duhet të ndërrmerni për një shtatzëni të shëndetshme.
Shëndeti i nënës dhe fëmijës, është prioriteti ynë.
‘’FATI IM’’ ATY KU MREKULLIA FILLON.