KUR ËSHTË KOHA IDEALE PËR TË TENTUAR SHTATZËNINË?
Çiftet kanë shumë pyetje, frikësohen në mos nuk po i bëjnë gjërat si duhet për të arritur shtatzëninë, prandaj është mjeku gjinekolog ai që duhet të heq dyshimet që mund të stresojnë ata.
Shtatzënia ndodhë në ditë të veçanta të ciklit tuaj. Gabimisht çiftet shqetësohen pse nuk kanë arritur shtatzëninë, ndërsa kur pyeten shumë pak nga ata kanë informata për ditët e ovulimit.
Ta sqarojmë me rradhë. Cikli i një gruaje fillon në ditën e parë që fillon gjakderdhja. Një cikël normal mund të variojë nga 21 deri në 35 ditë.
Ovulimi ndodhë kur lirohet qeliza vezë e gatshme për tu fekonduar. Prandaj duhet të keni marrëdhënie seksuale në kohën e duhur.
Për të ditur kohën e ovulimit ju duhet të kalkuloni në bazë të gjatësisë së ciklit tuaj.
Gjinekologu juaj do ju tregoj saktësisht kohën kur mund të ovuloni apo edhe mund të përcjellë ovulimin për të vlerësuar ecurinë e procesit.
Është e rëndësishme të mos stresoheni dhe të jetoni një jetë të shëndetshme, sepse stresi dhe jeta jo kualitative mund të ndikojnë procesin e ovulimit.
Në spitalin “FATI IM” mjekët gjinekologë janë pranë çiftit në fazën e planifikimit të shtatzënisë, përcjelljes së saj dhe pastaj lindjes.
Qetësia dhe siguria e pacientëve tanë është prioriteti ynë.
SPITALI “FATI IM” ATY KU MREKULLIA FILLON!