QINDRA ÇIFTE JANË BËRË PRINDËR NË SPITALIN “FATI IM”
Infertiliteti përkufizohet si dështim i arritjes së shtatzënisë pas 12 muaj marrdhënie të pambrojtura.
Problem me infertilitetin mund të ketë partneri mashkull, si përqëndrim i ulët i spermës, shpejtësi e vogël apo probleme morfologjike.
Gjithashtu probleme mund të ketë edhe gruaja, probleme të ovulimit, bllokim të tubave fallopian, faktorë të lidhur me moshën, endometrioza etj.
Probleme infertiliteti mund të kenë të dy partnerët por ka raste kur paraqitet edhe infertiliteti sekondar, pra kur çiftet kanë një fëmijë por nuk arrijnë dot një shtatzëni tjetër.
Të gjitha këto probleme diagnostikohen dhe trajtohen me kujdes nga ekipi profesional i dëshmuar i mjekëve dhe stafit përcjellës në spitalin “FATI IM”.
Që nga viti 2001 spitali “FATI IM” ka trajtuar me sukses qindra çifte që kanë arritur shtatzëninë dhe sot kanë fëmijë të shëndetshëm.
Gjithmonë, në çdo kohë, me buzëqeshje e profesionalizëm, ju mirëpresim.
ATY KU MREKULLIA FILLON!